U dhunua Ilvi Meta barbarisht nga policët? Ministri Çuçi: E pavërtetë. Çdo sekuencë është e filmuar

Në sallën e Kuvendit të Shqipërisë po mbahet seanca e rradhës plenare dhe nga deputetët e opozitës është folur për rastin e Kavajës, aty ku në ambientet e Komisariatit një i riu humbi jetën. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë me dije se nga momenti kur ka qenë në oborrin e komisariatit e deri në momentin kur është dërguar në mort, Ilvi Meta është e filmuar.

“Më vjen keq që aludoni për gjëra që nuk qëndrojnë dhe akuzoni strukturat sikur ata janë kriminelë dhe vrasës. Ta lëmë pas këtë retorikë të vjetër dhe ju si përfaqësuese e re e këtij parlamenti duhet të jeni në pararojë të shkëputjes nga kjo retorikë. Faktet janë të plota, është eskspertiza mjeko ligjore, janë 25 mjekë, 3 punonjës policie në burg për një neglizhencë dhe dosja është e plotë është e zbardhur. Janë të filmuara çdo sekuencë që nga momentin që është ndaluar nga policia, është proces verbali, dhe janë të filmuara që kur ka qenë në oborr dhe deri sa është larguar drejt mortit, ju ftoj që të shikoni të gjitha”.

Kurse deputetja e PD-së Grida Duma u shpreh se natën e ngjarjes ka vizituar shtëpinë e familjarëve, ku kishte pllakosur heshtja dhe familjarët po përjetonin traumë të madhe. Duma tha se Meta ishte bërë objekt paragjykimi për çdo vjedhje ordinere që ndodhte dhe policia e kapte dhe ushtronte dhunë ndaj tij. Deputetja gjithashtu shtroi edhe çështjen e mungesës së institucioneve në Shqipëri që duhet ti vijnë në ndihmë të rinjve për riedukim në mënyrë që pasojat mos të jenë kaq të rënda.

SHKARKO APP