U dhunua në protestë, Alfred Lela nxjerr raportin mjeko-ligjor dhe paralajmëron: Në rrugë e sipër për në gjykatë, provat ja ku i kanë

Gazetari Alfred Lela i dhunuar gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar ka publikuar në profilin e tij në Facebook shenja të dhunës në trup, por edhe dëshminë mjeko-ligjore që e fakton një gjë të tillë.

Raporti konstaton një sërë shenjash dhune në sipërfaqe të trupit si maviosje, gërvishtje por edhe humbje ekuilibri apo marrje mendsh gjatë lëvizjes së qafës.

Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, mohoi që Lela të ishte dhunuar, ndërsa shtoi se policët kishin bërë detyrën, gazetari i vë përpara këto fakte.

Lela thotë po ashtu se po bëhet gati ta cojë cështjen në gjykatë.

STATUSI I PLOTE
Eksperti mjeko-ligjor (i shtetit) ka parë këto shenja dhe të tjera, që specifikohen në raportin zyrtar, që Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.

Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata. Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot.

SHKARKO APP