U gjetën 59 kg kokainë në qymyr, SPAK sekuestron anijen në portin e Durrësit

SPAK ka sekuestruar anijen “Unistream” që erdhi disa javë më parë në portin e Durrësit nga Kolumbia e mbushur me qymyr. Por gjatë kontrollit nga policia, u gjet në të rreth 59 kg kokainë. Në anije qëndrojnë 12 pjesëtarë të ekuipazhit, që janë shtetas të huaja, njofton News24.

Droga dyshohet të jetë futur në ngarkesën me qymyr para nisjes nga Kolumbia.

Ndërsa autoritetet pak ditë më parë vendosën se ekuipazhi duhet të qëndronte në anije deri në përfundim të hetimit.

SHKARKO APP