U gjobit me 50 mln lekë të vjetra, Spaho: Akt i paprecedent dhe s’më kanë kontaktuar

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar pasi Policia e Devollit gjobiti me 50 milionë lekë të vjetra për organizim të aktivitet politik në kundërshtim me masat anti-covid.

Ai thotë se PD-ja ka në radhë të parë në qendër të vëmendjes shëndetin e qytetarëve, por gjobitja ishte një akt i paprecedent ku ai nuk ishte njoftuar e nuk i është dhënë as procesverbal. Spaho shprehet se nuk ka asnjë provë për shkeljen e pretenduar dhe akuzoi ministrin Peleshi për urdhërimin e kësaj mase administrative ndaj tij që arrin në shifrat e 5 milionë lekë.

”Me një akt të paprecedentë, në shkelje flagrante të aktit normativ, pa më kontaktuar, pa njoftim, pa prova, duke sajuar situata të paqena dhe pa më dhënë procesverbal, Policia e qarkut dhe drejtuesi i saj, Ferdinant Mara, më ndëshkuan me gjobë mua dhe pronarin e lokalit ku unë pija kafe, sipas urdhrave që marrin nga Niko Peleshi. I them Niko Peleshit, që asnjë manovër dhe makinacion, nuk më frikëson mua dhe qytetarët dhe nuk e shpëton dot atë nga humbja e sigurt në qarkun e Korçës në 25 prill. I kërkoj drejtorit të policisë, Ferdinant Mara të më heqë menjëherë survejimin me policinë politike, që më ka vënë ngado ku shkoj”, shkruan mes të tjerash Spaho.

SHKARKO APP