U hodh nga kati i tretë i spitalit Infektiv, ndërron jetë pacienti 69-vjeçar me COVID-19

Një ditë pasi ndërmori aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit Infektiv, ka ndërruar jetë pacienti 69-vjeçar me COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë QSUT-së.

Këto burime bëjnë me dijen se shtetasi me inicialet R.G., ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Lajmi që tronditi opinionin publik ndodhi mesditën e djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

I shtruar vetëm një ditë më parë në spital, 69-vjeçari Reshat Grembi nga Fieri ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, duke u hedhur nga ballkoni i spitalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vajza e tij, Esmeralda Kane, tha gjatë një interviste se babai i saj kishte vetem temperaturë. Ajo tregon se pasi e sollen në Tiranë e kanë lënë në korriduar dhe pa mjekime.

Baba im nuk ka pasur asnjë simptomë përpara, por vetëm thjesht tri ditë me temperaturë, e sollëm nga Fieri deri këtu. Ka ndenjur në korridor nga 08:30-15:30 pasdite dhe pa mjekim” tha vajza.

Ndërsa kushëriri i tij, u shpreh per gazetarët se vetëm ditën e djeshme e ka marrë vesh që ai ka qenë i infektuar me koronavirus.

Nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët, çfarë medikamenti ju japin, se ai kështu ishte në rregull”, thotë Grëmbi, ndërsa tregon se Grëmbi nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor të mëparshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?