U përjashtua nga grupi i PD/ Mhill Fufi: Nuk di gjë
Sa i takon vendimit që deputeti Mhill Fufi është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, një reagim ka ardhur nga vetë ai. Në një prononcim për “News 24”, ai ka thënë se vendimin e grupit të Partisë Demokratike e ka mësuar nga media.
Ai shton më tej se zyrtarisht nuk i është komunikuar asgjë. Shkak për përjashtimin e tij është fakti që Mhill Fufi qëndroi në Parlament gjatë votimit të ligjeve të mazhorancës, ndryshe nga deputetët e opozitës që u larguan nga salla.
Sakaq, grupi parlamentar i demokratëve kishte marrë vendim që do të braktiste votimin e ligjeve të qeverisë në Parlament, si shenjë bojkoti për keq qeverisjen e vendit dhe situatën e drogës.
KOHA JONË SONDAZH

