U përjashtua nga grupi, Këlliçi: Se dija që kisha një vit kohë për autokritikë ndaj shokut Alibeaj

Belind Këlliçi, deputet i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryetar bashkie i Tiranës, është një nga të përjashtuarit nga grupi parlamentar nga ana e Enkelejd Alibeajt. Ai me ironi thotë se nuk e dinte që kishte një vit kohë për autokritikë ndaj shokut Alibeaj.

“Nuk e dija që paskam patur një vit kohë për të bërë autokritikë ndaj shokut Enkelejd Alibeaj, i cili në komisionin e dëbim-internimeve që ka ngritur në partinë imagjinare që drejton, vendosi që të më largojë nga grupi parlamentar, çuditërisht në pikën kulminante të kapjes në flagrancë të kryebashkiakut Erion Veliaj në një aferë korruptive.

Nuk e di se çfarë duhet të bëj unë më shumë sesa të jem krah qytetarëve, të jem duke denoncuar afera, të jem në takime me strukturat e partisë dhe të jem në mbrojtje të interesit publik. Nuk e di se kush janë kriteret që paskam shkelur”, tha Këlliçi për ”A2cnn”.

Po ashtu ai tha se në emër të bashkimit, ata votuam për Salianjin si kreun e ri të grupit parlamentar të PD-së. ”Të gjithë po punojmë për hir të bashkimit”, shtoi kandidati i PD-së për kreun e Bashkisë së Tiranës.

SHKARKO APP