U përjashtuan nga Kuvendi, Gjykata Administrative rikthen deputetët e PD-së në Parlament
Partia Demokratike njofton se Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga Kuvendi.
Vendimi për shfuqizimin e masës u dha ditën e sotme me ekzekutim të përkohshëm, pra aplikohet menjëherë.
Për Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbatin, shfuqizimi ishte i pjesshëm duke lënë në fuqi përjashtimi me 10 ditë, pra nga data 3 deri me 13 tetor.
Por, ky afat ka përfunduar dhe të tre deputetët mund të rikthehen në Kuvend.
“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutes dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në reagimin e Grupit të PD-së.
Deputetët që u përjashtuan me 40 ditë janë:
Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.