U pl*gos nga shp*rthimi në magazinën e tij, deputeti socialist Bujar Çela i kthehet politikës

Deputeti i PS-së në Lushnje, Bujar Çela i cili u plagos nga shpërthimi në magazinën e tij më 1 mars 2024 i është kthyer aktivitetit të tij politik. Ai ishte i pranishëm këtë të hënë në mbledhjen e grupit të PS-së. Nga shpërthimi i 1 marsit 2024, humbën jetën babë e bir, si dhe u plagosën 7 të tjerë, mes tyre dhe deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua dhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Prokuroria e Fierit ngriti pretendimet për elementë të veprës penale për 3 akuza ndaj ligjvënësit socialist si ndërtim pa leje, shkelje e rregullave në punë dhe shkatërrim i pronës nga pakujdesia.

Nga hetimet e eritanishme shpërthimi erdhi nga një avari gjatë procesit të punës që kryenin viktimat babë e bir Roland dhe Elidon Hoxhës, për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin.

SHKARKO APP