U shkarkua nga KPA/ Elisabeta Imeraj: Kush e donte largimin tim? Kjo pyetje s’mori përgjigje

Elizabeta Imeraj, një nga prokuroret më të njohura në vend, aktualisht Drejtuese e Prokurorisë se Tiranës, del përfundimisht nga sistemi i Drejtësisë.

Imeraj e cila njihet si prokurorja e dosjeve të bujshme është shkarkuar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas seancave maratonë të zhvilluara si rrallë herë në procesin e Vetting-ut. Në një deklaratë për mediat, tha se nuk ka marrë përgjigje se kush e donte largimin e saj.

”Është një vendim në kundërshtim me ligjin, copy-paste me vendimin e ONM. Ajo që pretendohet nga reforma në drejtësi është që secila palë të jetë e dëgjueshme. Nuk e lidh me personalen e sharkimit tim. Kush e dëshiron shkarkimin tim? Vetëm kjo përgjigje nuk u dha sot. Kjo çështje ka pasur interesin e shtuar të medias. Jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve dhe të merrni çdo fletë të dosjes ku vërtetohet se kam 0 pasuri”,-tha për mediat.

SHKARKO APP