U shkarkua nga qeveria, prefekti i Shkodrës: Kam zbatuar çdo urdhër për pandeminë

Ne nje deklarate per mediat, dhene sot, jashte ambienteve te Prefektures, Millja ka dashur te pare te falenderoje gazetaret.

“Kjo nuk eshte kohe deklaratash por eshte kohe per pune. Sot është ditë punë për të rritur masat ndaj parandalimit të këtij fenomeni të vështirë në të cilin kombi ka rënë, do ju thoja që themelore është të marrim masa e të punojmë së bashku për të realizuar atë detyrë që të ruajmë jetën e njerëzve dhe të bëhemi bashkë për këtë qëllim”- tha ai.

Ai tha se ka dorezuar detyren sot dhe ka falenderuar stafin. “Kemi punuar me shume perkushtim gjate ketyre diteve por edhe me perpara kur kam mbajtur detyren. Kemi menaxhuar situaten dhe kemi zbatuar te gjitha rregullat dhe aktet e nxjerra per situaten”-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetur per motivacionin e shkarkimit, ai theksoi: “Shkresa ka vetem lirohesh nga detyra dhe asgje me shume. Nuk kam shume komente per kete. Falenderoj te gjithe per bashkepunimin dhe ju uroj pune te mbare”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?