U tha se fshihet pas ndërtimit të kullës së lartë në Tiranë, reagon Shkëlzen Berisha

Shkelzen Berisha ka reaguar pasi në disa në medie qarkulloi lajmi se ai qëndron pas kullës 47 kate që pritet të ndërtohet te Pallati i Kulturës në  Tiranë.

Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës:

Dje dhe sot media të sponsorizuara me tendera dhe para inceneratorësh si dhe të njohura gjerësisht në opinion si tualete mediatike që shpërndajnë me porosi nenproduktet Rama – Veliaj më kanë vënë në qendër të “sulmeve” sepse bash padronët e tyre (Rama & Veliaj) gjoja me paskan bërë dhuratë një kullë 125 m të lartë në qendër të Tiranës!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lojë kanë futur dhe “jaranin” e Ballës të cilin e ngrijnë dhe e shkrijnë sa herë u duhet për të filluar beteja imagjinare!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt ana më qesharake e strategjisë nuk është shpifja ndaj personit tim por sulmi që në vend të Ramës që ka firmosur e dhënë lejen bëhet ndaj meje, si gjoja “përfituesi” i saj!

Mjafton të shikosh kush e shet gjellën për të kuptuar kush e ka gatuar!

Gjatë gjithe këtyre viteve e vetmja gjë që Shkelzen Berisha ka “përfituar” nga Rama – Veliaj dhe zagarët e tyre politikë e mediatikë janë shpifjet dhe kallëzimet e rreme!

Sidoqoftë për t’i dhënë një përgjigje kujtdo që ka ngelur ne grepin e shpifjes së radhës po i bej një sfidë publike Edi Ramës që të revokojë lejen e ndërtimit, ose të pranojë në heshtje se pas saj njëlloj si për qindra leje të tjera janë pazaret që ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si për vjedhjen e inceneratorëve!

Sigurisht që ai nuk do bëjë asgjë, pasi në thelb gjithë zhurma e shpifjes nuk ka për qëllim prishjen e pazareve të Ramës, por largimin e vemendjes nga skandali i inceneratorëve për të cilin ai dhe Veliaj në ndryshim nga skandali i Kullës, rrezikojnë burgun! Sidoqoftë sfida mbetet e hapur … revoko lejen ose haje me “nder”!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?