U tha se komisioni nuk e klasifikoi, reagon Shehu: Është tagër i Kryetarit dhe Kryesisë së PD-së, jo i një Komisioni

Një ditë pasi Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, mediat raportuan sot emrat e demokratëve që janë skualikuar.

Ndonëse janë emra të njohur e me kontribut pranë Partisë Demokratike, Komisioni i Vlerësimit ka vendosur të skualifikojë nga gara emra si, Ervin Salianji, Tritan Shehu e Endri Hasa.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu , i cili thekson se  nuk do të komentojë mendimet që mund të kenë për mua individë të ndryshëm, qoftë dhe pjesë e ndonjë «komisioni», por thekson se vendimin për të kandiduar për deputet mbas votimit të anëtarësisë së PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombëtar, askush tjetër.

“Në përgjigje të disa pyetjeve që po më vinë në lidhje me hamendësi mediatike për një mendim negativ ndaj meje të një «komisioni», po rendis disa rreshta.

Së pari, realisht nuk dua të komentoj mendimet që mund të kenë për mua individë të ndryshëm, qoftë dhe pjesë e ndonjë «komisioni», kjo do të më dukej e tepërt, jo e nevojshme dhe vlerësuese.

Pa pasur ndonjë rëndësi thelbësore të qenit apo jo deputet për veprimtarinë time politike, të cilën e kam realizuar që me 1990, si një nga nismëtarët e PD, si kryetar i saj, ministër, deputet, apo pa pasur asnjë nga këto ofiqe kudo ku kam qenë, apo ku jam, dua të nënvizoj se:

1-Vendimin për të kandiduar për deputet mbas votimit të anëtarësisë së PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombëtar, askush tjetër.

2-Ndërsa vlerësimi i vërtetë për mua ishte ai votim, që bëri së fundmi anëtarësia e PD së Gjirokastrës, e cila ashtu siç më ka mbështetur në këto vite, më mbështeti përsëri me votën e saj të qartë. Ky vlerësim është thelbësor jo vetëm për mua, por dhe për PD, veçanërisht kur vjen nga ata njerëz të tillë të mençur, që ashtu siç dinë të të «hapin derën», dinë edhe të ta «mbyllin ate», siç edhe ka ndodhur”, shprehet Tritan Shehu.

SHKARKO APP