U zhvillua në Montreal takimi i radhës i Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve Frankofone

Në datat 6-7 korrik në Montreal, Kanada u mbajt takimi i radhës i Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve Frankofone. Në këtë takim mori pjesë z. Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë takimit, u diskutua mbi disa çështje të rëndësishme dhe aktuale, kombëtare dhe globale, të zhvillimit të vendeve frankofone dhe rolit të parlamenteve në zgjidhjen e tyre, si përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën parlamentare, komunikimi institucional, kontributi i parlamenteve në edukimin demokratik e qytetar dhe roli i zyrës së vizitorëve etj.

Ky takim do të pasohet në datat 8-9 korrik me Sesionin Plenar të 49-të, të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilin do të jetë pjesëmarrës edhe Kuvendi i Shqipërisë, në Montreal të Kanadasë.

SHKARKO APP