Udhëtimi me avion i Edi Ramës, reagon Endri Fuga

Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit në Kryeministri, ka reaguar pas akuzave të PD për udhëtimin e Edi Ramës drejt Francës me avionin e “Air Albania”.
Fuga pranon se Edi Rama ka udhëtuar 24 orët e fundit për në Francë, por sqaron se avioni është përdorur në bazë të një marrëveshje që qeveria ka me “Air Albania”/
“E turpshme akuza për udhëtimin 24 orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”,- shkruan Endri Fuga në një postim në Twitter.
E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!
— Endri Fuga (@endrifuga) May 31, 2020
https://arkiva.kohajone.com/bardhi-rama-fundjave-turistike-ne-paris/
KOHA JONË SONDAZH

