Ukraina ka dhe një hall më shumë, Edi Ramën
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar me qëndrimet e kreut të qeverisë Edi Ramë, si drejtues i Presidencës së radhës së OSBE. “Ukrainës përveç halleve të mëdha që kishte, iu shtua edhe Ed Rama….”,- shkruan ai në Facebook.
Këtë vit OSBE-ja e drejtuar nga Shqipëria ka prioritet zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Pas vizitës në Ukrainë ku premtoi normalizimin e situatës dhe ndërprerjen e luftimeve, Edi Rama po zhvillon një vizitë në Rusi.
Në konferencën me Seregi Lavrov, Edi Rama ka bërë më shumë batuta sesa ka folur për Ukrainën, krizën humanitare apo përplasjet ushtarake mes Ukrainës dhe separatistëve që mbështeten nga Rusia.
KOHA JONË SONDAZH

