Ulen shifrat, 3 viktima dhe 195 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Shifrat e Covid-19 janë ulur. Betejën nuk e kanë 3 pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po ashtu nga 1664 testime, kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë. ”63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj”.

Janë 7431 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 183
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1664
Testime totale 1,392,736
Raste pozitive 199,750
Raste të shëruara 189,227
Raste Aktive 7,431
Humbje jete 3,092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3822
Fier 713
Gjirokastër 540
Shkodër 481
Berat 435
Durrës 400
Elbasan 336
Vlorë 235
Korçë 198
Lezhë 153
Dibër 66
Kukës 52

SHKARKO APP