Ulen shifrat në 24 orët e fundit, 2 viktima dhe 296 raste të reja

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar vetëm 2 pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Po ashtu janë kryer 2278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 296 qytetarë. ”91 në Tiranë, nga 21 qytetarë në Fier, Vlorë, 18 në Durrës, 14 në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Lushnje, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Sarandë, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Shkodër, Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Divjakë, Kamëz, Lezhë, nga 4 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Kavajë, Himarë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Belsh, Skrapar, Kuçovë, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Rrogozhinë, Vorë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Patos, Delvinë, Konispol, Kolonjë, Peqin, Librazhd”.

Janë 5366 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 296
Të shëruar në 24 orë 402
Të shtruar në spitale 128
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2278
Testime totale 1,433,262
Raste pozitive 205,224
Raste të shëruara 196,700
Raste aktive 5366
Humbje jete 3,158

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2459
Fier 631
Gjirokastër 447
Shkodër 357
Durrës 330
Elbasan 281
Berat 271
Vlorë 231
Lezhë 124
Korçë 122
Kukës 60
Dibër 53

SHKARKO APP