Ulen temperaturat, bie bora e parë në Dardhë e Voskopojë. Njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperaturat e ajrit janë ulur ndjeshëm, sa kanë sjellë edhe reshjet e para të borës në juglindje të vendit. Reshjet janë regjistruar në Mokër të Pogradecit, në Malin e Gramozit në Kolonjë, në Shtyllë, Dardhë dhe në malet e Voskopojës në Korçë.

Kështu, vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu dhe bore të cilat do të jenë të përqëndruara në zonën jug-lindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?