Ulje pagash/Spaho: Mazhoranca mendon me kokën e Ramës

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, thotë se propozimi i deputetit të PS-së, Ilir Beqajt për uljen me 10% të pagave të punonjësve të sektorit publik dhe prekjen e pensioneve suplementare, në fakt vjen nga vetë kryeministri Edi Rama. ”Ky nuk është propozim i një individi, pasi në këtë mazhorancë mendojnë të gjithë me kokën e Edi Ramës. Ministrja e Financave ka thënë se nuk ka një plan të tillë, por as nuk e përjashtoi si mundësi. Unë mendoj se në Shqipëri duhet studiuar mundësia për të rritur paga e pensione, pasi i kemi më të ulëtat në Evropë. Është propozim i palogjikshëm. Mendojnë shkurtimin e pagave, por nuk e çojnë nëpër mend që të anulojnë koncesionet”, deklaroi në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?