Ulqini: Në PS, nuk ka asnjë kriminel

Musa Ulqini kërkoi sot nga Partia Demokratike “që të japë një shpjegim për baltën që hodhën mbi përfaqësuesit e popullit në Parlament” për dy vite me radhë.

Deputeti socialist deklaroi saktësisht nga selia e partisë së tij: “Partia Socialiste miratoi ligjin e dekriminalizimit dhe sot shqiptarët janë bindur se nuk ka jo 19, por asnjë kriminel në Partinë Socialiste. Për këtë arsye, PS kërkon nga PD që të japë një shpjegim për baltën që hodhën mbi përfaqësuesit e popullit në Parlament. Aq më tepër që Flamur Noka dhe Arben Ristani nuk dhanë asnjë shpjegim për dënimet e tyre”.

“PD hesht për të sajët dhe baltos të tjerët. I kujtoj Bashës se misioni i opozitës është të thotë të vërtetën sepse në pushtet nuk vihet duke përbaltur kundërshtarët”, shtoi gjithashtu Ulqini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?