Ulsi Manja flet për Alqi Bllakon: Përgjegjësia është individuale
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është pyetur nga gazetarët për deputetin socialist, Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestimin.
Manja tha se përgjegjësia është individuale për çdo deputet që përfshihet në skema korruptive.
“Qëndrimi i qeverisë dhe i PS sa herë ka të bëjë me drejtësinë ka qenë i qartë. Çështjet e drejtësisë janë të saj. Ne inkurajomë drejtësisë që të kryejë hetime. Ne kemi qenë të bindur kur kemi marrë Reformën në Drejtësi se ishte aspirata e shqiptarëve për të pasur qeveri të pavarur. Kushdo që shkel ligjin, përgjegjësia penale është individuale”, tha Manja.