Ulsi Manja i përgjigjet Berishës: Ishe mësuar t’i mbaje në paradhomë prokurorët
Ministri Ulsi Manja, ka replikuar me kreun e PD Sali Berisha lidhur me deklaratat e këtij të fundit për kryeministrin Edi Rama.
“Do kisha dëshirë të ishte këtu Saliu po kështu e ka ai vjen ikën se s’ka çfarë thotë. Dihet qëndrimi i tij në raport me reformën në drejtësi.
Ka qenë kundërshtar i ashpër që në ditën 1.
Ajo që është e re sot është sulmin që u bëri institucioneve të drejtësisë sot, tregon që drejtësia po funksionon, është e pavarur dhe në rrugën e duhur.
Sepse sa herë që ka zor ky njeri sulmon drejtësinë e ka pasur në ADN se ishte mësuar të mbante në paradhomë zyrtarët e lartë të drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, kryetarin e Gjykatës së Lartë, drejtuesit e prokurorive dhe u thoshte bjerini opozitës. Sot e pashë që ka hall. Drejtësia e re më në fund në këtë vend ka nisur të lëvizë në drejtimin e duhur. Sa për të tjerat, janë e shkuar”, tha ministri.