Ultramaratona 116 kilometra, Presidenti Meta: Nderon qëndresën e shqiptarëve

Këtë të shtunë është promovuar Ultramaratona prej 116 kilometrash, e cila organizohet nga shoqata Maraton Albania.

Presidenti Ilir Meta ishte i ftuar për të mbajtur fjalën hapëse të garës.

Meta e cilësoi “veprimtari të rëndësishme atletike” që “përcjell mesazhin e krenarisë dhe mbijetesës së shpirtit arbëror dhe që nderon qëndresën e shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit kombëtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ultramaratona do të përshkrojë jo vetëm rrugën automobilistike, por edhe rrugën e vjetër këmbësore që e bëri të njohur “Rrugën e Arbrit” duke dhënë mundësinë e vrojtimit të një prej pejzazheve më mbreslënëse të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Udhëtimi i këtyre atletëve drejt maleve të Dibrës dhe grykës së Radikës, me pikënisje dhe stacione kryesore tre përmendoret e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Tiranë, Dibër e Shkup, përcjell mesazhin e krenarisë e mbijetesës së shpirtit arbëror dhe nderon qëndresën e shqiptarëve për mbrojtje të identitetit kombëtar. Sepse ato male të larta kanë qenë fortesat e atdhetarisë dhe qëndrueshmërisë së kombit tonë përgjatë gjithë ekzistencës së tij,” – u shpreh Meta me një postim në Facebook.

Faza e parë e ultramaratonës filloi më 25 korrik në Sheshin Skënderbej dhe do të përfundojë në monumentin e Skënderbeut në Peshkopi, ndërsa më tej në bashkëpunim me shoqatat e atletikës në Maqedoni të Veriut, ultramaratona do të vazhdojë deri në Shkup.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?