Unaza energjitike e jugut, Rama: Mbyllim problemet që ka bregdeti me ikjen e dritave

Ndërtimi i unazës energjitike të jugut do ti japë fund një herë e mirë problemeve të furnizimit me energji elektrike në mbarë bregdetin.

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet për ndërtimin e linjës elektrike 100 kv Babicë-Sarandë, ndërsa theksoi ta mbyllim këtë historinë e korentit se u meruat gjithë këto vjet.

"Do ta mbyllim këtë ne. Kjo linja do ta mbylli gjithë problemin që ka gjithë bregdeti”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, u shpreh se brenda 2 vitesh e gjithë zona turistike e jugut nuk do të ketë më asnjë problem për furnizimin me energji.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë mendoj që brenda 2 vjetësh bregdeti jonë do të ketë një furnizim energjie me standarde bashkohore dhe nuk do të ketë më probleme. Kështu që do të jetë e gjithë infrastruktura bazë për zhvillimin e turizmit”.

Në këtë segment 109 km, pjesë e unazës energjitike të jugut, do të investohen 11 mln euro që synojnë zëvëndësimin e rrjetit të amortizuar dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?