”Unë jam Ervin Hoxha”, ministri kërkon voton: Për të forcuar më tej sigurinë në lagjet tona dhe mbrojtjen
”Unë jam Ervin Hoxha”, kështu nis postimi i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili kërkon mbështetjen e qytetarëve për ta votuar atë në zgjedhjet e 11 majit. Ai kërkon voton për PS dhe për veten, duke theksuar se duhet bërë për të forcuar më tej sigurinë në lagjet tona dhe mbrojtjen. ”Sot më është besuar një detyrë akoma më e rëndësishme, ajo e kandidimit për deputet në Qarkun e Tiranës. Ndihem i vlerësuar për besimin që më është dhënë”,-shkruan Hoxha.
Postimi i plotë:
Unë jam Ervin Hoxha. Gjatë karrierës sime 20-vjeçare kam patur nderin të drejtoj me sukses disa nga institucionet më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Falë kësaj eksperience, Kryeministri Edi Rama më besoi drejtimin e Ministrisê së Brendshme, një përgjegjësi që e kam përmbushur me përkushtim e ndershmëri, larg fjalëve, larg zhurmës, por me besimin e palëkundur në zbatim të ligjit.
Sot më është besuar një detyrë akoma më e rëndësishme, ajo e kandidimit për deputet në Qarkun e Tiranës. Ndihem i vlerësuar për besimin që më është dhënë,
e kërkoj mbështetjen tuaj për të vijuar në këtë rrugë.
Për të forcuar më tej sigurinë në lagjet tona dhe mbrojtjen, për komunitetet tona. Më 11 Maj, Voto Partia Socialiste e Shqipërisë Voto Ervin Hoxha – Një votë për punën! Një votë për ty!
KOHA JONË SONDAZH

