“Unë jam Klodiani”, protestë paqësore para ambasadës së Shqipërisë në Londër
Ndërsa Tirana bëhet gati për ditën e pestë të protestës pas vrasjes së Klodian Rashës, një grup shqiptarësh janë mbledhur në ambasadën tonë në Londër.
Një numër të rinjsh janë grumbulluar në mënyrë paqësorë, ndërsa në duar mbajnë disa pankarta. Sloganet e tyre janë “Jepini fund dhunës policore”, apo edhe “Unë jam Klodiani”.
Në shkallët e ambasadës janë ndezur edhe qirinj në kujtim të 25-vjeçarit që u vra nga arma e një polici orët e para të 8 dhjetorit.