Unifikimi i sistemit të Ujësjellës-Kanalizimeve, Rama: Reformë të thellë. Jo më thithlopa që fryhen në kurriz të qytetarëve
Godina e re e Ujësjellës-Kanalizimeve është inaguruar këtë të hënë në Kamëz, një iniciativë kjo e përbashkët e qeverisë shqiptare, gjermane, Bashkimit Evropian dhe qeverisë zvicerane që sjell një tjetër standard dhe shërbim cilësor për qytetarët e Kamzës që do t’i mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm dhe rrjet i ri kanalizimesh nga i cili përfitojnë rreth 21 mijë banorë.
Kryeministri Edi Rama tha tha se gjatë tranzicionit shumë fonde janë copëtuar në segmente interesash elektorale duke mos arritur që të investohet në këtë sistem. Ai tha se koha që këto ndërmarrje shfrytëzohen si instrumente punësimi ka marrë fund, ndërsa nënvizoi se do të ishte mirë që ujësjellësit të mos jenë të coptëzuara, por të bashkohen në një ndërmarrje të vetme, në mënyrë që dhe menaxhimi i punës të ecë në drejtimin e duhur. Po ashtu kreu i qeverisë theskoi se ujësjellësit nuk mund të mbahen me buxhetin e shtetit, por duhet të shkrihen duke pasur aksionerë që funksionojnë bashkë.
“Sot kemi mbi 100 kantiere ku punohte për kantiere të reja. Në një pjesë të kosiderueshme punohet së bashku me partnerët të pranishëm. Duhet pasur parasysh se këto investime janë investime në sisteme të paprekura q nga vitet 60. Edhe në ato vite sistemet e furnizimit me ujë kanë qenë sisteme që nuk mbulonin nevojat me ujë 24 orë. Është e mirëkuptueshme që shumëkush të thotë akoma me ujë merremi ne në shekullin 21 në vitin 2021, por merremi se kjo është një punë e cila asnjëherë më parë su nis nga A për të shkuar te ZH. Shumë fonde dedikuar ujit të pijshëm u copëtuan në segmente interesash elektorale duke mos arritur kurrë që të investohet për një vizion program e projekt të integruar.
Brenda këtij viti do kemi 24 orë ujë të pijshëm në një masë të madhe të qendrave urbane të Shqipërisë më pas sfida është kjo zonë Tirana Kamza bashkitë që përbëjnë atë që defakto është metropol i Shqipërisë.
Nga ana tjetër dua të nënvizoj një fakt shumë të rëndësishëm sidomos mbështetja e qeverisë gjermane e zvicerane, në këtë veçim kam parasysh diçka tjetër, janë kyçe jo thjesht ënë aspektin e fondeve por në aspektin e shoqërimit të këtij procesi. Këtë duhet ta themi shumë qartë e hapur që jemi tepër mbrapa, në një masë të madhe ndërmarrjet e ujësjellësve janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjet, si rezultat i shpërfilljes së nevojave për një ndërmarrjeje për të pasur kapacitete teknike dhe burime njerëzore të kualifikuar. Ka pasur progres në këtë drejtim, por të papërfillshëm. Këto ndërmarrje kanë qenë instrumente për të punësuar në shtet, krushq, kushërinj, militantë, e jo duke vlerësuar rëndësinë e ndërmarrjes.
Nëse marrim tërësinë e borxheve të akumuluar në vite a thua se janë në mallin e babës, sasia e borxheve në ndërmarrjet e ujësjellëtsit është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara në Oshee kur nisëm reformën. Maja e ujësjellësit smund të jenë gjë tjetër veçse ndërmarrje me kapacitete dhe strukturë që garantojnë këtë shërbim. Ujësjellësit smund të mbahen me buxhetin e shtetit
Ky investim nuk mund të mebetet në duar të paafta sepse ka krijuar shumë kosto, për financat dhe qytetarët. E fundit që dua të them është që reforma e ujit e cila ne letër është shumë e qartë ka nevojë për një shtytje përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit smund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua. Duhet të kemi aksionerë të funksionojnë bashkë në një ndërmarrje. Skanë pse të je në të copëzuara të bashkohen. Të gjithë janë aksionerë. Ndërrrmarrja të bëhet ndërmarrje biznes, jo kope me thithë lopa që fryhen me borxhe në kurriz të qytetarëve”, tha Rama.