Unionet shqiptare myslimane në Europë, Rama: Bashkëpunim për Rindërtimin
”Dita nisi me një suprizë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësues nga unionet e besimtarëve myslimanë të Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë dhe të Italisë, të cilët së bashku kanë ndërmarrë një iniciativë solidarizimi si të gjithë shqiptarët në tërësi në gjithë botën, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
”Dita sot fillohet me një surprizë. Me liderët e përfaqësuesit e katër unioneve shqiptare të besimit musliman në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Itali, të cilat kanë mbledhur një fond të konsiderueshëm solidariteti në xhamitë respektive dhe kanë ardhur në Shqipëri për të nisur bashkëpunimin konkret, në funksion të Rindërtimit. Sot u njohëm me përpjekjen dhe dëshirën e tyre të madhe për të kontribuar duke bashkuar të gjitha fondet e mbledhura në funksion të një qëllimi. I falënderoj për gjithçka kanë bërë”.
Kreu i qeverisë, shprehu mirënjohjen që në një moment kaq dramatik, kaq tragjik për disa familje që humbën familjarët dhe kaq të vështirë për shumë familje me të plagosur dhe të mbetur pa çati, shqiptarët kudo janë u solidarizuan duke treguar një shpirt përkatësie”.
“Po ashtu më vjen shumë mirë që ky është momenti ku kemi mundësi të bashkëpunojmë më fort se sa para tërmetit. Kemi diskutuar edhe për disa fjalë të shenjta, si p.sh. që Zoti e dërgon tërmetin që t’u japë një mundësi njerëzve të pastrohen dhe pendohen, edhe pse pendesa nuk është karakteristikë kryesore e jona në tërësi. Por pa diskutim ky është një moment për të bashkuar forcat. Kam shumë besim se myslimanë e të krishterë i lexojnë fjalët e shenjta si pasuri të njerëzimit”.