Universitetet- Hafizi e Nikolla përplasen në Kuvend, Ministrja: Dikur qeshje me ata që vendosnin stërkëmbësh

Deputetja e larguar nga grupi i PS-së, Mimoza Hafizi është përplasur me ministren e Arsimit Lindita Nikolla lidhur me sistemin e ri të pranimit në universitete. Deputetja Hafizi tha me ironi se djalli po shkëlqen hapur në dritën e djellit, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka është bërë me qëllim për të favorizuar universitetet private.

“Thuhet që djalli qendron në detaje po në këtë rast shkëlqen hapur në dritën e djellit.

Në shkencat e natyrës kas vente 17studentë nga 90 të kërkuar…S’ka ndodhur asnjëherë që të kemi kaq pak studentë në vitin e parë. Reformë është kjo? Për të dërrmuar Shkencat e Natyrës..Do mbushen thotë kryeministri me kë? Me studentët që i detyrojnë të vijnë aty?”- dekalroi Hafizi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e saj , ministrja Nikolla i kujtoi deputetes Hafizi se dikur qeshnin bashkë me ata që rendni për të punuar dhe dikush u vendose stërkëmbësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E dashur Moza kemi bërë shkaka dikur të dyja bashkë. Qeshje shume atëherë me atë njeriun që vrapon për të bërë detyrën dhe dikush që fshihet tek qoshja e pallatit për të vënë stërkëmbëshin e radhës. Të fokusohemi tek të vërtetat e kësaj pune dhe asaj që po ndodh me arsimin. Po të them dallojmë shumë, dallohet shumë fokusi tek puna dhe tek të vërtetat.”- deklaroi Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?