”Ura në fshatin Lapardha 2”, Rama ndan pamjet nga puna: U shërben 2500 banorëve dhe fermerëve

Në fshatin Lapardha 2 në Berat ka nisur puna për ndërtimin e urës, që zgjidh një problematikë prej shumë dekadash për 2500 banorë dhe fermerë të zonës. Kryeministri Edi Rama, shkruan se ura do të shërbejë si një nyje lidhëse për pesë fshatra: Lapardha 2, Lumas, Sheqëz, Bardhaj, Vodëz dhe dy fshatra të njësisë Perondi në Berat.

”Ka nisur puna për ndërtimin e Urës në fshatin Lapardha 2, në funksion për 2500 banorë dhe fermerë të zonës. Ura do të shërbejë si nyje lidhëse për 5 fshatrat, Lapardha 2, Lumas, Sheqëz, Bardhaj, Vodëz dhe 2 fshatra të Njësisë Perondi në Berat”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau dhe foto nga punimet.

Ura me një gjatësi 27 metra dhe gjerësi 6.2 metra, do të shërbejë si nyje lidhëse për fshatin Lapardha 2 dhe çdo institucion si qendra shëndetësore, kopshtet, shkollat, ku banorët marrin shërbimet. Kjo urë do të shërbejë edhe për fermerët dhe ushtrimin e aktivitetit të tyre bujqësor. Përveç fshatit Lapardha 2, kjo urë shërben si nyje lidhëse dhe për njësinë Lumas, fshatrat Sheqëz, Bardhaj, Vodëz dhe dy fshatra të njësisë Perondi, duke e shumëfishuar kështu numrin e banorëve që përfitojnë nga ky investim i rëndësishëm.

SHKARKO APP