“Ura për Shqipërinë 2030”, Rama: Një program i ri zhvillimi i pronave publike

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, një program i ri zhvillimi i pronave publike për të ndërtuar përmes partneriteteve me sipërmarrjen private vepra të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike, kulturore e sociale.

“Besoj që të gjithë i keni parasysh skelete fabrikash apo ndërmarrje të vjetra që vijojnë të cenojnë peizazhin tonë dhe janë shëmbëlltyra të proceseve të shkuara të privatizimeve, të cilat në një pjesë të konsiderueshme nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Ne jemi sot këtu për të ndarë me ju një qasje tërësisht tjetër të bazuar në eksperiencat më të mira ndërkombëtare. Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës që prej shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me korporatën e investimeve.
Struktura që janë në dispozicion të sektorit publik dhe shërbejnë si ura të fuqishme për ndërveprime me sektorin privat. Sot jemi për të prezantuar disa projekte të para që janë rezultat i konkurseve ndërkombëtare. Projekte që lidhen me zhvillime të përbashkëta me sipërmarrjen që do vendosen përmes garave të hapura dhe që synojnë t’i vënë në dispozicion shtetit hapësira të reja me standarde europiane për aktivitetin e administratës publike. Ky proces do të na japë mundësinë të krijojmë një profil të ri për sektorin publik, profil sipërmarrës që do të na fusë edhe në klubin e vendeve që këto praktika dhe eksperienca i kanë shumëvjeçare. Si rezultat shteti nuk do të zhvishet nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës duke humbur mundësinë të marrë edhe përfitimet në funksion të interesit publik.
Tjetra që është e rëndësishme, përmes këtij instrumenti të ri u japim mundësi institucioneve që të përdorin instrumentin për të zhvilluar pronat që kanë në funksion të interesave dhe i japin mundësi sipërmarrjes, për të zhvilluar një pronë private ndeshen me problematike, të mund të përdorin këtë instrument,. Jo më siç ka ndodhur në të shkuarën që duhet ta lëshojë pronën duke marrë një çmim simbolik, po mbetej një procedurë e parealizueshme, ose mos të reagoje fare dhe të pezullojë një mundësi zhvillimi privat. Ky proces ka nevojë për dialog për të përmirësuar më tej mekanizmin se është vetëm fillimi i kësaj praktike të re dhe ka nevojë për transparencë të plotë që të garantohet konkurrenca dhe të gjitha palët të dalin të kënaqura”, tha Rama.

SHKARKO APP