Uran Metko zgjidhet nënkryetar të PAA-së: Vemendje ndaj Kolonjës

Partia Agrare mblodhi sot Konventën Kombëtare ku kryetari Agron Duka deklaroi se kjo forcë politike synon të ketë grupin e saj parlamentar pas zgjedhjeve të 2017.

Por sfida e parë është Kolonja, ku PAA në koalicion me PD-në kanë prezantuar kandidatin e tyre Dritan Hajro që vjen nga radhët e së majtës.

Për arritjen e këtij objektivi Konventa ka miratuar dhe strukturën drejtuese të partisë, ku nënkryetar i saj është shpallur Uran Metko. Metko është një figurë e njohur në arenën politike, kun ë logon e Ballit Kombëtar ai do të ishte dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa dy vite më parë ai do të zgjidhej kryetar I PD-së për Njësinë nr. 3 në Tiranë, detyrë që e ushtroi deri në maj të këtij viti, për t’iu bashkuar pak javë më parë projektit të ri politik të shpallur nga Agron Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Falenderoj Z Agron Duka dhe Asamblenë Kombëtare të PAA për besimin që më dhanë në zgjedhjen si nënkryetar i PAA. Zgjedhja ime në këtë post tregon vemendjen dhe respektin per Kolonjen dhe kolonjarët!”- shkruan Uran Metko në faqen e tij zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?