Urdhër Ndalimin për Mark Frrokun: Dyshime të arsyeshme se mund të largohet nga Shqipëria
Në krye shkruhet “ Urdhër për ndalimin e të dyshuarit për një krim“
Në dokumentin e prokurorisë argumentohet nevoja për ndalimin e Mark Frrokut me dyshimet e arsyeshme se ai mund të largohet nga territori i Shqipërisë për tju shmangur ndjekjes penale.
Po kështu ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet.
Gjithashtu në urdhërndalim saktësohet se e ngjarja e sajuar për qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj kryetarit të Kuvendit zotit Ilir Meta.
Cfarë shkruhet në urdhër ndalim
“Prokuroria e Përgjithshme regjistroi procedimin penal më 20 mars 2015 për akuzat: Kallzim i rremë, Deklarim i rremë para prokurorit dhe kanosja për deklarime a dëshmi, eskpertim ose përkthim të rremë, në ngarkim të Tom Doshit,Mark Frrokut dhe Durim Bamit.
Nga kryerja e veprimeve krijohen dyshime të bazuara në prova se ngjarja e pohuar nga shtetasi Tom Doshi publikisht si dhe e deklaruar më pas nga organi procedures ka qenë e sajuar prej tij deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit Durim Bami me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj kryetarit të Kuvendit zotit Ilir Meta.
Në këto rrethana ndaj këtij shtetasi duhet urdhëruar ndalimi I menjëhershmë pasi qënia e tij e lirë mund të vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, kjo për faktin e pozicionit që mban si deputet I Kuvendit të Shqipërisë, kapitaleve financiare që disponon si dhe duke iu referuar veprimeve të kunmdraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme që ka kryer. Rrezikshmëria shoqërore e tij mbetet e lartë.
Krahas rrezikshmërisë dhe sanskionet që parashikojnë veprat penale për të cilat dyshohet se ka kryer Mark Frroku, ky shtetas përvec aktivitetit politik dhe financiar që ka në Shqipëri disponon edhe lidhje të rëndësishme financiare jashtë Shqipërisë si dhe ka shtetësi tjetër vec asaj shqiptare.
Po kështu ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet. Në këto kushte krijohen dyshime të arsyeshme se ai mund të largohet nga territori I Shqipërisë për tju shmangur ndjekjes penale.”