“Urdhëri i Ramës”, Braçe: Brenda dhjetorit të pastrehët të jenë në banesa

Në mbledhjes e 7-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, zv/kryeministri, Erjon Braçe i cili ka marrë nën drejtim mbledhjen pasi Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër në kuadër të Samitit të Nato-s, ka kërkuar që vëmendja të kthehet nga zonat rurale, pasi aty janë shfaqur problemet më të mëdha.

Në fjalën e tij në Këshillin e Ministrave, Braçe tha se Rama ka lënë porosi që banorët të akomodohen në shtëpi brenda dhjetorit.

“Duhet tu kushtojmë vëmendje zonave rurale. Duhet t’i asistojmë njerëzit për strehim. Siç dhe ka lënë porosi edhe kryeministri, banorët duhet të hyjnë në shtëpi brenda dhjetorit. Vëmendje maksimale duhet të ketë Lezha dhe Laçi, është krijuar panik, ndonjëherë edhe i panevojshëm. Duhet të shikohen edhe banesat që kanë kate të shtuara pa leje, do mbajnë përgjegjësi ata që kanë dhënë lejet. Duhet të ulet numri i personave në çadra, nuk janë në kushte komode. Të pastrehët në zonat periferike të strehohen në Tiranë. Asnjë ndërtues në Tiranë s’ka marrë përgjegjësi për dëmet. Qytetarët në Tiranë po mbulojnë vetë dëmet duke bërë suvatime”.

SHKARKO APP