Urdhri, Demi: Joe Biden, mendon se sistemi demokratik është për t’i bërë ballë të gjitha sfidave
I ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ishte ish-Ambasadori i Shqipërisë në NATO, Leonard Demi. Ky i fundit, tregoi rëndësinë që kanë tre tematikat më të rëndësishme aktualisht në rang botëror: 1. Samiti i NATO-s (Që përfundoi më 14 qershor). 2. Samiti i G7 (U mbyll më 13 qershor) dhe takimi Joe Bien – Vladimir Putin (Pritet të zhvillohet ditën e nesërme në Gjenevë, 16 qershor. Ish-Ambasadori Demi tha se nëpërmjet samitit të NATO-s, SHBA dhe shtetet e tjera anëtare, duan të demonstrojnë forcën e tyre, ndërsa shtoi, se kanë evidentuar si kërcënim të përbashkët, ushtarak, politik dhe ekonomik, Kinën. Demi tha ndër të tjera, se SHBA dhe presidenti i saj, Joe Biden kanë një qasje tejet pozitive për Shqipërinë, e për këtë arsye, shtoi se SHBA, do të luajë një rol të rëndësishëm në anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane.
Pjesë nga intervista
Çfarë rëndësie ka samiti për ju?
Ky është një samit i rëndësishëm. Kthimi i SHBA-ve me angazhim të plotë, për të respektuar traktatin e Uashingtonit, e bën këtë samit historik. Mbrojtja Evropiane pa NATO-n nuk ekziston dhe pa evropianët nuk mund të kemi një NATO të fortë. Deklaratat që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti i SHBA, ata janë bashkuar plotësisht në samit. Ngritën lartë nenin pesë të traktatit që është themeluar NATO. Në këtë nen, vlen dhe ajo marrëveshja, që nëse sulmohet një anëtar i NATO-s, përfshihen edhe shtetet e tjera. Gjatë 4 viteve të kaluara, pra nga viti 2016 deri më sot, SHBA-të, nuk e deklaruan këtë gjë dhe krijuan disa qëndrime të dyshimta në aleancë.
Po pse kishte këtë qëndrim më herët Amerika?
Miqësia me Evropën është farkëtuar me breza të tëra. Kjo është e vërtetë, sepse nëse kalojmë në histori në gusht të 41-it, SHBA dhe Britania u bënë bashkë për të mbrojtur demokracinë. Me ardhjen e Presidentit Biden në Angli, u rigjenerua kjo kartë. Ata janë bërë bashkë për të ruajtur kartën e demokracisë. Ne ndodhemi para një zhvillimi të paparë teknologjik që përfshihet në sistemet e mbrojtjes. Ne ndodhemi edhe para ndryshimeve klimaterike dhe pandemisë. Rusia është një kërcënim për aleancën. Në këtë drejtim stërvitja Defender 21, që u zhvillua në vendin tonë, tregoi që Shqipëria është një partner serioz. Për herë të parë aleanca e ka cilësuar Kinën si një sfidë të madhe, për disa arsye. Kina po bën modernizim ushtarak dhe ka buxhetin për ushtrinë. Buxheti i kinës është 650 miliardë dollarë. Kina po bën përpjekje të ethshme për krijimin e armëve bërthamore. Po bën përpjekje për teknologjitë moderne. Kina sot ka flotën më të madhe në botë. Nëse konsiderojmë anijet në mënyrë të barabartë, ata kanë 350, ndërsa SHBA, mbi 200. Kina nuk respekton asnjë rregull ndërkombëtar. As rregulla tregtie, hapësinorë, apo kibernetike. Ata kërcënojnë fqinjët e tyre, shtypin minoritetet fetare dhe kërcënojnë lëvizjet tregtare. Këto të gjitha e bëjnë Kinën të rrezikshme për aleancën. Nga ana tjetër aleanca ka lënë të hapur dialogun me Kinën, për ndryshimet klimaterike, duan ta bëjnë pjesë në armë. Kina në pak vite do të bëhet fuqia ekomomike më të madhe të botës. Samiti miratoi nismën që është NATO 2030, adaptimin e aleancën për t’i bërë ballë sfidave. E para ka të bëjë me konsultimet, NATO kërkon të ketë bashkim të madh ekonomik. E dyta, të forcojë mbrojtjen. Ky samit ishte i rëndësishëm sepse donte të forconte mbrojtjen dhe qasja të ishte më globale. Kur bëhesh i fuqishëm, tjetri matet, ky është frenimi. Po merren masat që NATO të adaptohet për këto sfida. Ata duan të forcojnë sisteme demokratike në të gjithë aleancës. NATO ka ngritur një fond për të ecur me hapin e kohës. NATO sot ka 40 partnerë, duke parë ato që thamë më sipër, në sfidat që përballen me Kinën, NATO do të shtrijë partneritetet me Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë. Jo vetëm Kina, por kushdo të jetë nuk del para këtij bashkëpunimi. Koncepti i ri strategjik ka thelbin e tanishëm, por njëkohësisht do i bëjë ballë sfidave të Kinës, ndotjes së mjedisit, terrorizmi, zhvillimet moderne të teknologjisë, njëkohësisht t’i bëjë ballë edhe pandeminë.
Situata në Ballkanin Perëndimor ndikon?
Në Ballkanin Perëndimor pjesa më e madhe e shteteve janë anëtare të NATO-s. Serbia ka thënë që nuk dëshiron të jetë anëtare e NATO-s, ka thënë të jetë neutrale, ndërsa Bosnja dhe Kosova padyshim që duan. Siç e thashë edhe më parë, loja Defender Europe 2021, tregoi që Shqipëria është një aleat mjaft i vlefshëm.
Biden nxori një urdhër ekzekutiv për personat e Ballkanit Perëndimor, që përfshihen në listën e zezë, çdo të thotë kjo?
Para pak ditësh u mblodh G7. Ky samit ishte historik. Të gjitha shtetet, megjithëse kanë interesat e tyre, u bënë të gjitha bashkë dhe ta konsiderojnë situatën ndërkombëtare si një interes të të gjithëve dhe të koordinojnë punët. Gjëja kryesore është që të gjitha fuqitë do të bëhen bashkë për të luftuar pandemitë. Unë e kam shënuar që të gjithë do të dhurojnë 1 miliardë vaksina. Kjo është gjë e madhe, sepse të gjitha vendet do të bëhen bashkë për pandemitë. Ky është një bashkëpunim, për një qasje të përbashkët për kërcënimet e mëdha shëndetësore që mund të vijnë në të ardhmen. Ato morën dhe vendime të tjera. Në vitin 2030, duhet të bien ndotjet e mjedisit si të vitit 2010. I kanë hapur luftë të madhe, industrisë së çimentos, transportit, etj. E rëndësishme është qasja karshi Kinës. Vendet e G7 nuk kanë të njëjtën qasje me Kinën, Gjermania për shembull ka një marrëdhënie shumë të mirë me të. Joe Biden, mendon se sistemi demokratik është ai që është më i forti, për t’i bërë ballë të gjitha sfidave. Turi që bëri në Evropë, tregon që demokracitë mund të arrin konsensusin. Prandaj, për të forcuar sistemet demokratike ai po merr masa të jashtëzakonshme. Këtë vit, ai do të thërrasë në Uashington një samit të demokracisë, ai i ka shpallur një luftë të paparë autokratëve.
Fakti që Shqipëria përmendet specifikisht?
Në takimet që Biden do të bëjë me liderët e BE, njëra është që të bashkëpunohet për pandeminë dhe tregtinë, por një sfidë e rëndësishme është forcimi i demokracisë. Ballkani Perëndimor për Joe Biden duhet të jetë në BE sa më shpejt të jetë i mundur. Ai ka thënë që Shqipëria të jetë në BE. Ai është një përkrahës i madh i Kosovës dhe një përkrahës shumë i madh i Shqipërisë.
Ai e di si është situata në Shqipëri, a mund të zbërthejmë urdhrin ekzekutiv?
SHBA-të kërkojnë një sistem demokratik të fortë në Shqipëri, të jetë i fortë politikisht dhe në luftë të papajtueshme me korrupsionin. Trupat e SHBA-së që morën pjesë në Defender 21, janë dy herë më të mëdha se ushtria jonë. Ata kanë ardhur me mjetet e tyre luftarake dhe kanë bërë një stërvitje të lavdëruar.
Në SHBA-të na duan shumë dhe po na mbrojnë nga çdo e keqe e mundshme?
Ata na kanë përkrahur të jemi pjesë e NATO-s, ndërsa tani edhe për në BE.
Takimi Putin – Biden?
Nuk ka pritshmëri të larta. Sepse pas 6 vitesh kur Rusia sulmoi Ukrainën, Krimea është ende e distancuar. Rusia ndërhyri në zgjedhjet politike, në disa vende në Evropë, ndërhyn dhe bën sulme kibernetike kudo. Ne i kemi trajtuar të gjitha këto, e nga kjo pikëpamje Rusia nuk ndryshon brenda natës. Putin nuk ka ndërmend të bëjë gjëra të mëdha. Biden shkon nesër në Gjenevë, me përkrahjen e anëtarëve të NATO-s, ai shkon atje për një marrëveshje për armë-kontrollin.