Urdhri i Ministres së Shëndetësisë për çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet
Këtë të hënë është mbledhur Task-Forca për koronavirusin në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhër për rritjen e higjienës në të gjitha institucionet arsimore, për të marrë masat e duhura tek fëmijët e deri tek studentët për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. “Sot kamë firmosur urdhrin për masa të shtuara higjieno sanitare në strukturat arsimore, duke filluar nga erdhët deri tek universitet”, tha Manastirliu. Ajo tha se janë këshilla të domosdoshme, të thjeshta por me rëndësi të madhe për të ulur infeksionet ngjitëse, që kanë të bëjnë me ruajtjen e higjienës, si larta e shpeshtë e duarve.