Urgjenca Kombëtare me 35 ambulanca të reja, Rama: Kur të iki kjo flamë do të…
Kryeministri Edi Rama teksa inauguroi autoambulancat e reja që do t’i bashkohen flotës së Urgjencës Kombëtare, deklaroi se tashmë është pas krahëve ai rrënim i çerekshekulli, duke shigjetuar kështu qeverinë e kaluar.
Në prani të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kreut të Urgjencave, Skënder Brataj, Rama tha se situata do të jetë më e qetë pasi të mbarojë dhe pandemia e COVID-19. Mes të tjerash ai pyeti Bratajn se sa është koha e shpejtësisë së arritjes së një ambulancë në urgjencën e kërkuar.
“Gjithë ajo lemeri dhe rrënimi i çerekshekulli tashmë është pas krahëve. Me gjithë këtë digjitalizim, mbetet vetëm për të mbajtur nivelin dhe për të vazhduar me intensitet. Në momentin kur të kalojë flama e covid-it, do të jetë situata më e qetë. Do jetë më e stabilizuar situata dhe do të rritet shpejtësia e shërbimit.”, tha Rama.
Ndërkohë, Brataj tha se; “Shpejtësia e arritjes ka qenë 13.5 minuta. Me COVID koha është ndryshe. Nuk është urgjencë. E rëndësishme është që të asistojmë dhe të çojmë në spital.”.