“Urimet më të përzemërta ‘Charlie Chaplinit’ shqiptar”, Presidenti Meta fjalë të ngrohta për humoristin shkodran në 70 vjetorin e lindjes
Presidenti Ilir Meta, ka uruar ditën e sotme përmes rrjetit të tij social “Facebook” aktorin e njohur të humorit, Zef Ded, në 70 vjetorin e ditëlindjes së tij. Urimet më të përzemërta “Charlie Chaplinit” shqiptar, shkruan Meta në postimin e tij.
Postimi i plotë i Presidentit Meta:
Urimet më të përzemërta me rastin e 70-vjetorit të lindjes “Charlie Chaplinit” shqiptar, komedianit dhe artistit tonë të shquar, Zef Deda!
Jetë të gjatë Mjeshtër, me shëndet të plotë dhe përherë me humorin fin shkodran pranë spektatorit!
Faleminderit për çdo emocion dhe buzëqeshje që na ke dhuruar!
“Dita e mirë shifet nadje,
E ti ke le bash n’ditë t’qejfit!”
KOHA JONË SONDAZH

