Urimi nga Berisha: Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja

Kreu i PD-së, Sali Berisha përmes një videomesazhi në facebook, ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjes. Për Berishën, këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira. “Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar”.

Postimi i plotë

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë. Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet!

Swiss Digital Desktop Reklama

Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?