Ushtria dhe Policia zbarkon në terren, në sitë të ardhurit nga Italia

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 12 persona, dy raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Policia dhe ushtria do të ngrejë postoblloqe në pikat kyçe. Një nga urdhrat kryesor për të gjithë personat të cilët vijnë nga Italia është vetë-karantinimi i detyrueshëm, si masë mbrojtëse kundër përhapjes koronavisuit. Për të mos e lënë të gjithë këtë proces në dorën e vetëqytetarët, të cilët duken se nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për rrezikun që u kanosen, Report Tv mëson se do të zbresë në Policia e Shtetit dhe ushtria. Nga nesër do të bëjnë postoblloqe në qytete dhe lagje ku jetojnë personat të cilët kanë ardhur nga Italia, nëse po zbatojnë urdhrin e dhënë apo jo për të qëndruar të izoluar për 14 ditë.

SHKARKO APP