Ushtria e NATO-s mbjell kanabis!

Nga Andi Bejtja

Ushtria e NATO-s mbjell kanabis!
Shoh jo pa trishtim se lajmi i sotëm që në një repart ushtarak në Zall Herr është mbjellë kanabis, po kalon më shumë si lajm rozë, kur në fakt është lajmi më i zi i mundshëm… Lajmi bëhet akoma më i zi kur ke parasyshsh që jemi ushtri e një vendi anëtar të NATO-s dhe reparti ndodhet shumë pak kilometra larg kryeqytetit… Pas baskepunimëve të konfirmuara të policisë me kriminelë dhe për vrasje, pas emailve të Zotos dhe Mërtirit ne çdo institucion, duke e kthyer gjithë shtetin në rrobaqepës me porosi të tyre, vjen dhe kjo: kanabis në reparte ushtarake. Degradim më të madh të Shtetit dhe Republikës nuk ka… nuk ka pas ndonjëherë e nuk besoj të ketë. Tashmë ka mbetur vetëm për të mbjelle kanabis në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes apo dhe në Ambasadat e Shqipërise nëpër botë…Dhe sërish do dëgjojmë refrenin ” Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”. Jo, më keq se ju nuk ka!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?