Rama i përgjigjet Metës: Shqipëria nuk është në luftë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaaratve të sotme të Presidentit Ilir Meta, të cilit i kujton se ai është vetë komandant i LSI-së, pasi Shqipëria nuk është një vend në luftë.
“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI, sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, deklaron Rama përmes rrjeteve sociale, duke nënkuptuar se Forcat e Armatosura janë në shërbimin e kreut të Qeverisë.
Presidenti Ilir Meta në konferencën e përjavshme për median kishte një mesazh dhe për kryeministrin Edi Rama. “Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt por detyrë e parë e Presidentit të Republikës”, tha Meta
Presidenti i Republikës nuk është vetëm komandat i Forcave të Armatosura por është ushtari i parë i Republikës. “Duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e çdo qytetari. Le ta dinë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. “Boll i futën duart e zeza këtu për të na bërë një vend gazi i botës! Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviç kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse nën këtë qiell e mbi këtë tokë nuk e merr më askush peng”,– deklaroi kreu i shtetit.
https://arkiva.kohajone.com/zedhenesi-i-presidences-sqaron-pengun-e-metes-tedi-blushi-i-adresohet-direkt-kryeministrit-ende-ne-detyre/