Ushtria për kanabisin? Kodheli: Duhet të flasim për gjëra serioze

“Punët në demokraci janë të ndara, secili bën atë që i takon”. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli reagon ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë lidhur me angazhimin e Ushtrisë për të luftuar kanabisin.

Nga Kruja ku u u mbollën 5 mijë pemë në ‘Parkun Nënë Tereza’ në Malin e Krujës ministrja është pyetur dhe për deklaratën e ministrit të Drejtësisë Manjani që të dalë ushtria kundër kanabisit.

Siguria është serioze dhe FA-të janë serioze. Kur flasim për gjëra serioze, duhet të jemi të tillë. Punët në demokraci janë të ndara, secili bën atë që i takon”,- tha Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Drejtesise Ylli Manjani deklaroi dje: Nuk e di të them nëse është emergjencë apo jo, por nëse është e nevojshme për të dhënë një efekt reagues proporcional edhe ushtria mund të dalë.  Ne duhet të japim këtë mesazh dhe jam i bindur për këtë. Nga  ky fenomen ose ndahemi tani që sa ka filluar ose nuk ndahemi më. Ose ndahemi tani, ose kur të ndahemi do të jetë shumë e vonë dhe e dhimbshme. Kjo është një përgjigje që duhet ta japim dhe të jeni të bindur që do ta japim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?