Vajza e aktorit të madh, Bora Ferri: Babai mund të ketë vdekur nga koronavirus
Vajza e aktorit të madh Xhevdet Ferri hedh dyshime se i ati mund të ketë vdekur nga koronavirusi.
“Im atë nuk ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë, të ciklën e kishte mposhtur suksesshëm në 2019! Arsyeja klinike e ndarjes së tij nga jeta ishte një insufiçencë e rëndë pulmonare, shkaku i së cilës nuk u zbulua.
Më vonë sëbashku me mjekët e nderuar që e ndoqën dhe luftuan bashkë me të deri në fund, pyetëm vetën nëse mund të kishte qenë COVID-19 shkaktari. Simptomat që ai përjetoi ishin shumë të ngjashme. Nuk kemi mundësi mjekësore për ta vërtetuar këtë!”, – shkruan Bora Ferri.

KOHA JONË SONDAZH

