Vajza e Ismail Kadaresë emërohet zëvendëspresidente në OKB, reagon Presidenti Meta
Presidenti Ilir Meta ka uruar vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, ambasadoren Besiana Kadare për marrjen e detyrës si zëvendëspresidente në Asamblenë e Përgjithshme në OKB.
Presidenti Meta shprehet se kjo është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:
Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm botëror.
Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë. ??
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3128867103826208