Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zëvendëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare do të jetë zëvendëspresidente e OKB-së, duke përfaqësuar Shqipërinë dhe Europën Lindore në sesionin e 75-të në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kadare shprehet se është privilegj dhe përgjegësi e jashtëzakonshme të ketë një post kaq të rëndësishëm, ndërkohë sqaron se Shqipëria do të përfaqësojë Europën Lindore në OKB, përfshi Ballkanin, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Armeninë etj.

STATUSI I BESIANA KADARESË

Krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendëspresidente e sesionit së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbej si VP i këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Është privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një largpamësi të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një Zëvendëspresident në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaidjanin, Armenia etj.)

# UNGA75

https://www.facebook.com/bessiana.kadare/posts/10158589083878086

 

SHKARKO APP