Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, thirret në SPAK

Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Në një prononcim për mediat, Malltezi tha se:

U thirra si person që mund të ketë dijeni. Në një tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen, çdo tentativë për të mbyllur gojën e oponencës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik. Por kjo tentativë do të dështojë.
U jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media që e akuzonin Irena Gjokën për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar.
Ajo megjithatë ka kërkuar që Dumani t’i lajë fytyrën. Vë në dyshim standardin e dyfishtë të kësaj godine këtu.
Unë dhe Jamarbri kemi bërë disa kallëzime për çështje konkrete për falsifikim aktesh konkrete”, tha Malltezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Irena Gjoka është gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për Jamarbër Malltezin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?