Vajzat fituan kampionatin e basketbollit, Rama ndan medaljet: Sot Kamza i tha Tiranës një mësim

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka qenë i pranishëm gjatë finales së basketbollit për vajzat e shkollave 9 vjeçare të qarkut të Tiranës, mes shkollës ”Hilary Clinton” të Kamzës dhe ”Dhora Leka” të Tiranës.

Fituese doli shkolla ”Hilary Clinton” e Kamzës në një finale të fortë që ngjalli shumë emocion mes të pranishmëve dhe kryeministrit i cili po e ndiqte së bashku me kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli dhe ministren për të Fëmijët dhe të Rinjtë, Bora Muzhaqin.

Teksa dorëzoi kupën dhe shpërndau medaljet, Rama tha se nuk priste të ishte një ndeshje kaq e fortë dhe vijoi më tej me batuta duke thënë se ditën e sotme, Kamza i ka dhënë një mësim të mirë Tiranës.

“Unë pashë një pjesë të ndeshjes por nuk e prisja të ishte një ndeshje kaq e fotë. Sot Kamza i dha Tiranës një mësim. Kështu që iu lumtë, lozët me shpirt, me inat, me durim dhe fituat. Kjo është kupa e kampionëve të qarkut të Tiranës”-u shpreh Rama.

SHKARKO APP