Vaksina e gripit falas, Basha e propozoi që në korrik por procesi nis në vjeshtë
Situata e pandemisë së Covid-19 vijon të jetë alarmuese. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, vaksinimin antigrip falas e propozi që më 26 korrik. Përmes një postimi në facebook, ai u shpreh se në këtë kohë pandemie duhet me patjetër që në vjeshtë të nisë vaksinimi falas i popullsisë.
”Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë Covid-19”.
Më datën 3 gusht, Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik tha se vaksina e gripit do të jetë falas për kategoritë e rrezikuara. Sipas saj kategoritë e riskut janë personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, mësuesit, kujdestarët e fëmijëve dhe fëmijët nga mosha 2 deri në 5 vjeç.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/3358022357582255/?type=3&theater